Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Barazimi 0 – 0 i Kepit të Gjelbër ndaj Spanjës në debutimin në Kupën e Botës është cilësuar nga shumë analistë sportivë si një nga surprizat më të mëdha të historisë së turneut. Ky është i fundit mes disa rezultateve befasues ndër vite.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës tronditën botën e futbollit duke mposhtur Anglinë 1 – 0 në 1950. Ekipi amerikan përbëhej kryesisht nga lojtarë gjysmë-profesionistë, ndërsa anglezët konsideroheshin si favoritë për titullin.
Në Botërorin e vitit 1982, Algjeria befasoi kampionen e Europës, Gjermaninë Perëndimore, me fitoren 2 – 1. Kjo ishte hera e parë që një ekip afrikan triumfonte ndaj një skuadre Europiane në Kupën e Botës.
Një tjetër rezultat tronditës u realizua në vitin 1990, kur Kameruni mundi 1 – 0 Argjentinën e Diego Maradona në ndeshjen hapëse të turneut. Kamerunasit vazhduan rrugëtimin e tyre historik deri në çerekfinale.
Në Botërorin e vitit 1994, Bullgaria fitoi me përmbysje 2 – 1 me Gjermaninë kampione në fuqi, duke përcaktuar një nga eliminimet më të bujshme të asaj dekade. 8 vite më vonë, Senegali nisi aventurën e tij të parë në Botëror me një fitore 1 – 0 ndaj Francës, kampiones në fuqi.
Francezët u eliminuan që në fazën e grupeve pa arritur të shënonin të paktën 1 gol. Ndër surprizat moderne spikat fitorja e Arabisë Saudite 2 – 1 ndaj Argjentinës në vitin 2022.
Argjentinasit mbërritën në Katar me 36 ndeshje pa humbje, por u ndalën nga sauditët në një nga rezultatet më të papritura të historisë së Kupës së Botës. Por duket se në atë rast Argjentinës iu kthye në fat pasi e mbylli aktivitetin në mënyrën më të mirë të mundshme, duke u shpallur kampione.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)