play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Rezerva valutore pritet të arrijë në 7.2 miliardë euro deri në vitin 2026

today29/11/2023

Background
share close

Rezerva valutore e vendit pritet të rritet në më shumë se shtatë miliardë euro deri në vitin 2026.

Sipas projeksioneve të Qeverisë në relacionin e projektbuxhetit 2024, gjatë tre viteve të ardhshme rezerva valutore pritet të rritet me më shumë se 25% dhe të arrijë në pothuajse 7.2 miliardë euro.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të 9-mujorit 2023, rezerva valutore e vendit kishte vlerën e 5.73 miliardë eurove. Vlera e mjeteve të rezervës valutore është rritur me 13.3% ose 671 milionë euro krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rezerva valutore është instrument i rëndësishëm për të amortizuar goditje të mundshme, të lidhura si me deficitin e llogarisë korrente, ashtu edhe me nivelin e lartë të Euroizimit të sektorit financiar në vend.

 

Duke qenë një ekonomi me pozicion tregtar negativ, sidomos në mallra, Shqipëria është e ekspozuar ndaj situatave kur sigurimi i valutës së nevojshme mund të jetë i vështirë.

 

Një nga kriteret kryesore në përcaktimin e vlerës minimale të nevojshme të rezervës valutore është arritja e një vlerë të mjaftueshme për të mbuluar të paktën katër muaj importe, ndërsa sipas vlerësimeve të fundit të Bankës së Shqipërisë aktualisht rezerva valutore e vendit mbulon mbi shtatë muaj importe, duke qenë dukshëm sipër objektivave të saj minimale.

Gjithashtu, rezerva valutore mund të shërbejë si instrument për të mbështetur me likuiditet në valutë sektorin financiar apo për të stabilizuar goditje në kursin e këmbimit valutor.

Rezerva valutore e vendit administrohet nga Banka e Shqipërisë dhe në pjesën më të madhe.

mbahet në tituj borxhi dhe në depozita. Në fund të muajit shtator, titujt e borxhit përbënin më shumë se 75% të mjeteve të rezervës, ndërsa depozitat në cash përbënin 17% të saj. Pjesa e mbetur e rezervës është e investuar në ar dhe në të drejta tërheqjeje (SDR) pranë Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Banka e Shqipërisë organizon rregullisht ankande për blerje valute, me qëllim rritjen e rezervës valutore. Këtë vit, Banka e Shqipërisë ka planifikuar blerje në tregun e

brendshëm valutor në një interval midis 220 milionë euro dhe 300 milionë euro.

Sipas shifrave të raportuara nga Banka e Shqipërisë dhe llogaritjeve të “Monitor”, deri tani

Banka e Shqipërisë ka blerë afërsisht 220 milionë euro në ankandet valutore të zhvilluara për vitin 2023.

Megjithëse në teori ankandet valutore kryhen në shërbim të administrimit të rezervës valutore, Banka e Shqipërisë shpesh e përdor këtë mekanizëm edhe në funksion të vendosjes së ekuilibrave në kursin e këmbimit valutor.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *