play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Revista amerikane: Piramida, një projekt “verbues” i arkitekturës

today12/01/2024

Background
share close

Piramida e Tiranës cilësohet si një nga 18 projektet e reja me spektakolare të arkitekturës për 2024 sipas revistës amerikane Architectural Digest. Eksperti i revistës Sam Cochran që ka bërë përzgjedhjen e këtyre veprave foli për CNN duke theksuar se ndërtimet e reja vazhdojnë të kenë ndikim negative ne mjedisi dhe është e rëndësishme të vihet në pah se si arkitektura ekzistuese mund të përshtatet për të ardhmen.

Ai ka vlerësuar edhe firmën holandeze te arkitekturës MVRDV që rikonceptoi piramidën e Tiranës, duke thënë se përmes ndërhyrjeve të kujdesshme të projektimit, dëshmoi se përdorimin e ri të një ndërtese të vjetër, por e rigjallëroi atë me një ndjenjë gëzimi dhe argëtimi. Bie ne sy kubat shumëngjyrësh dhe shkallët që mbulojnë piramidën.

CNN Style i kujton publikut ndërkombëtar se Piramida e Tiranës fillimisht u konceptua si një muze kushtuar diktatorit Enver Hoxha. Po kjo ikonë konkrete për kohën u riimagjinua një qendër kulturore dhe novacioni.

Sot në qendër të qytetit të Tiranës vizitorët mund të ngjiten në një piramidë monumentale që dikur ishte simboli i ndritshëm i një diktature shtypëse. “Këmbët e turisteve shkelin triumfalisht mbi të kaluarën”, thekson CNN

Çdo vit, lista “WOW” e projekteve te arkitekturës nga revista amerikane nxjerr në pah vepra të reja e të jashtëzakonshme në mbarë globin, nga pesë kontinente. Në këtë listë këtë vit përfshihet një pishinë publike e shndërruar në një qendër kulturore në Nigeri. Hapësira ekspozuese lundruese prej xhami në Hiroshima të Japonisë. Një akuarium i ri i projektuar për t’u dukur si një gërmadhë në Meksike dhe vendi i koncerteve i veshur me panele LED sferike në Las Vegas.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *