Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Vladimir Putin do të kandidojë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen në mars të vitit të ardhshëm.
Lajmin e bën të ditur agjencia e lajmeve “Reuters” që citon burime që preferojnë të mbeten anonime për shkak të ndjeshmërisë së politikës së Kremlinit. Sipas kësaj agjensie, Putin mendon se duhet ta drejtojë Rusinë pasi e presin kohë të vështirë.
Këshilltarët e presidentit rus tani po përgatiten për fushatën dhe zgjedhjet e Putinit. Analistët thonë se zgjedhjet për Putin janë formalitet pasi atje nuk ka opozitë, ka mbështetjen e të gjithave mediave, por edhe të qytetarëve. “Reuter” thotë se 80% e qytetarëve vlerësojnë presidentin 71-vjeçar.
Por teksa ish-spiuni i KGB-së nuk do të ketë konkurrentë në këto zgjedhje, ai pritet të përballet me sfidat më të mëdha, që kur Mikhail Gorbachev u ballafaqua me rënien e Bashkimit Sovjetik para më shumë se 3 dekadash.
Lufta në Ukrainë ka shkaktuar përplasje më të madha me Perëndimin që nga kriza e raketave Kubane e vitit 1962 dhe sanksionet perëndimore kanë dëmtuar ekonominë ruse. Putin ka ardhur në pushtet në vitin 1999 pas Boris Jelsin, duke u bërë presidenti që ka qendruar më gjatë në pushtet që nga koha e Stalinit.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)