Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Bayern Mynihu ka thyer rekordin për më shumë futbollistë pjesëmarrës në një kampionat botëror të një klubi.
Në Katar 2022 do të luajnë 17 lojtarë, që janë pjesë e kampionëve në fuqi të Gjermanisë.
Trajneri i Gjermanisë, Hansi Flick ka grumbulluar 7 futbollistë nga “blloku” bavarez. Ata janë Neuer, Kimmich, Goretzka, Gnabry, Muller, Musiala dhe Sane.
Por në realizmin e këtij rekordi, ka gisht edhe Didier Deschamps.
Tekniku i Francës ka “peshkuar” nga formacioni bavarez plot katër lojtarë Pavard, Upamecano, Hernandez dhe Coman.
Nga lojtarët e tjerë, De Light është grumbulluar nga Holanda, Mane nga Senegali, Kroacia ka thirrur Stanisiç, Kanadaja Davies, Maroku Mazraoui-n dhe dhe Choupo Mouting do të përfaqësojë Kamerunin.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)