Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today07/01/2025
Artikullin e tabloidit gjerman “Bild” për Shqipërinë, Kryeministri Rama e quan superpromovim ndërkombëtar mediatik që na rendit në krye të destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama shkruan se 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në Nëntor.
Rama shton se po përgatitemi që gjatë muajit Mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizimin.
“Superpromovim ndërkombëtar mediatik nga tabloidi gjerman “Bild” që na rendit në krye të listës së destinacioneve për të udhëtuar gjatë këtij viti. 356 mijë vizitorë nga Gjermania kanë udhëtuar drejt Shqipërisë deri në Nëntor, ndërsa po përgatitemi që gjatë muajit Mars të prezantohemi si fytyra e ITB Berlin 2025, panairit më të madh në botë për turizmin”, shkruan Kryeministri Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)