Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Përafrimi i kuadrit ligjor të BE, do të bëhet me Inteligjencën Artificiale. Ky është synimi i shprehur nga kreu i qeverisë Edi Rama, në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare.
“Teknologjia e re dhe mjetet e saj janë një bekim i madh i vendeve më pak të zhvilluara apo atyre në zhvillim sepse mund të na japin instrumentet për të bërë kapërcime të jashtëzakonshme para. Kemi plan ambicioz për të përmbyllur negociatat me BE brenda 2027-ës. Vetëm për të përkthyer korpusin ligjor të BE, do kërkonte një ushtri përkthyesish, hartuesis, ligjshkruesish. Por tashmë po bëhet një punë e jashtëzakonshme përmes Inteligjencës Artificiale. Duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të mos e humbur”, u shpreh Edi Rama.
“Ne jemi edhe më ambiciozë sesa kaq, sepse po punojmë me Microsoft për realizuar procesin e prokurimeve me Inteligjencë Artificiale, pa kontakt njerëzor në 95 përqind të procesit. Shpresojmë që në fund të vitit tjetër, të jetë duke funksionuar”, tha Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)