Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Në Konferencën Jubilare me rastin e 50- vjetorit të mbajtjes së Kongresit të Drejtshkrimit, kryeministri Rama u shpreh se gjuha shqipe është në rrezik dhe se fjalori i gjuhës shqipe është sa gjysma e gjuhës së vërtetë, prandaj Akademia e Shkencave ka çelur siparin e rishikimit të fjalorit.
“Ajo që është më e rëndësishme është rreziku që i kërcënohet gjuhës shqipe. Fjalori i shqipes së folur përditë është një e njëmijta e gjuhës së vërtetë.
Klm, pqf, tdsh e këto, kështu që fjalori i gjuhës shqipe që është një nga nënproduktet e Kongresit të Drejtshkrimit dhe pasuria e tij leksikologjike, frazeologjike, sot janë një pikëpyetje shumë e madhe.
Akademia e Shkencave e ka çelur siparin e rishikimit të fjalorit dhe u desh një komunist në krye të Akademisë së Shkencave që ta rifillonte punën me themel, të themi të vërtetën.
Mos u shqetësoni fare se çfarë do thonë pas këtij fjalimi tim në ditët në vijim anti-komunistët që janë trashëgimia më e tmerrshme që na lanë komunistët në fakt. Unë nuk i vë faj Skënderit që ka qenë komunist, unë i vë faj se na la Saliu, nejse të mos e politizojmë.
Duke folur për fjalorin dua të shpreh, urimin, shpresën, dëshirën që ne t’ja dalim të kemi një fjalor të ri ashtu si kundër t’ja dalim të kemi histori të shqiptarëve çka ka filluar dhe kjo si punë, dhe pastaj dhe një enciklopedi, çka ka filluar dhe kjo si punë.
Janë tre libra shumë themelorë që kanë munguar për shumë e shumë vite për fat të keq në këto shumë e shumë vite, kemi humbur shumë burime njerëzore që do të ishin garanci për këto tre libra themelorë”, ka thënë Rama.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)