play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Qeveria kalon projektligjin, Shqipëria pjesë e marrëveshjes me 9 vende të tjera për kërkimin dhe shpëtimin ajror

today12/06/2025

Background
share close

Gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave më 11 Qershor u vendos që të kalojë projektligji për aderimin e Shqipërisë në një marrëveshje me nëntë shtete të tjera për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror.

Marrëveshja në fjalë është nënshkruar më 22 Shkurt të vitit 2023 mes Shqipërisë, Bosnje Hercegovinës, Bullgarisë, Kroacisë, Hungarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë, Sllovakisë dhe Sllovenisë.

“Projektligj për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër, më 22.2.2023

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 2, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

VENDOSI:

Neni 1

Aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen ndërmjet Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, qeverisë së Republikës së Bullgarisë, qeverisë së Republikës së Kroacisë, qeverisë së Hungarisë, qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, qeverisë së Malit të Zi, qeverisë së Republikës së Serbisë, qeverisë së Republikës së Sllovakisë dhe qeverisë së Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin dhe koordinimin në fushën e kërkimit dhe shpëtimit ajror, nënshkruar në Ohër, më 22.2.2023, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji”, thuhet në projektligjin e miratuar nga qeveria shqiptare.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *