Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Drafti i marrëveshjes së pritshme të koalicionit të ri qeverisës të Gjermanisë përfshin mbështetje për politikën e jashtme dhe atë të zgjerimit të BE-së.
Qeveria e ardhshme e Gjermanisë synon që të forcojë aftësitë e sigurisë së BE-së.
Ky draft është fryt i diskutimeve të vazhdueshme të koalicionit mes kristiandemokratëve dhe socialdemokratëve. Disa nëngrupe pune kanë përpunuar detajet konkrete të një marrëveshjeje të ardhshme koalicioni qeverises.
Sipas draftit, politika e zgjerimit të BE-së ka fuqi të madhe transformuese dhe është një domosdoshmëri gjeopolitike.
Propozohet një qasje e bazuar në progresin individual të arritur nga vendet kandidate në afrimin me vlerat dhe standardet evropiane. Më tej thuhet se situata e ndryshuar globale kërkon një zhvillim të mëtejshëm të procesit të anëtarësimit në BE.
Në të njëjtën kohë theksohet se BE-ja duhet të jetë e aftë për zgjerimin e saj duke siguruar që reforma paralele institucionale të sjellë rezultate konkrete.
Aderimi i rëndësishëm i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, Ukrainës dhe Moldavisë për BE-në thekson Berlini është në interesin e tyre reciprok.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)