Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Shtëpia e Bardhë njofton se bordi i Qendrës Kennedy ka votuar për të ndryshuar emrin e qendrës në “Trump-Kennedy Center”.
Sekretarja e Shtypit, Karoline Leavitt, shkroi në rrjetet sociale se vendimi është marrë “për shkak të punës së jashtëzakonshme të Presidentit Trump për shpëtimin e ndërtesës”. Ajo shtoi se ky është një “bashkim i madh për të ardhmen”, duke përgëzuar edhe Presidentin John F. Kennedy.
Vendimi ka shkaktuar polemika në Uashington D.C., ku qendra është një simbol historik që nga ndërtimi dhe emërimi për nder të Kennedyt. Trump tha në Zyrën Ovale se ndihej “i surprizuar” dhe “i nderuar”
Ndërkohë, disa anëtarë të bordit mohojnë se votimi ka qenë unanim. Përfaqësuesja demokrate Joyce Beatty tha se mikrofonët e saj ishin të fikur dhe nuk iu lejua të shprehte kundërshtimin. Jack Schlossberg, nip i Kennedy-t dhe kritik i Trump, shkroi se votimi “nuk ishte unanim”.Joe Kennedy III, ish-anëtar i Kongresit, e quajti ndryshimin “shkelje të memorialit ligjor për Presidentin Kennedy”, ndërsa Maria Shriver e përshkroi vendimin si “çmendurisht të papranueshëm”.
Qendra ka pasur ndryshime të mëdha që kur Trump mori drejtimin: ai shkarkoi bordin e mëparshëm dhe e zëvendësoi me aleatë, duke u bërë ai kryetar bordi. Trump gjithashtu siguroi fonde kongresuale prej 257 milionë dollarësh për rinovime dhe shpenzime të tjera.
Disa artistë, përfshirë Lin Manuel Miranda, kanë anuluar shfaqje në qendër, ndërsa mediave lokale raportojnë rënie të shitjes së biletave dhe abonimeve që nga marrja e drejtimit nga Trump.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)