play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Putin njoftoi mobilizim të pjesshëm të popullsisë në ushtri, shiten me shpejtësi biletat për t’u larguar nga Rusia

today22/09/2022

Background
share close

Presidentit rus Vladimir Putin ka njoftuar së fundmi një mobilizim të pjesshëm të qyetarëve, gjë e cila kërkon dhe ndryshimin e ligjit për shërbimin ushtarak. Por cfarë do të thotë mobilizim i pjesshëm i qytetarëve? 

Para së gjithash, do të thotë që ashpërsohet dënimi për shkeljen e detyrave të shërbimit ushtarak, si dezertimi dhe evazioni nga shërbimi. Projektligji që vjen bashkë me këtë mobilizim, parashikon një dënim deri në 15 vjet burg për rezistencën në lidhje me shërbimin ushtarak ose detyrimin për të shkelur një urdhër zyrtar ushtarak.

Deputetët dhe senatorët e Dumës së Shtetit kanë përgatitur gjithashtu ndryshime në Kodin Penal të Federatës Ruse, duke propozuar vendosjen e përgjegjësisë deri në 5 vite burg për shkatërrimin ose dëmtimin nga pakujdesia gjatë përdorimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake gjatë kohës së luftës. Po ashtu konceptet e “mobilizimit”, “ligjit ushtarak”, “kohës së luftës” dhe “konfliktit të armatosur” janë futur në Kodin Penal të Rusisë, të cilat tani do të konsiderohen si faktorë rëndues në dënimin penal.

Kështu njoftimi i Putin ditën e mërkurë, që ka shqetësuar jo pak vendet Europiane dhe Ukrainën shënon një lëvizje të rëndësishme në luftën e nisur në shkurt dhe i ofron Rusisë kompetenca të gjera për të rekrutuar qytetarët e saj me përvojë të mëparshme ushtarake. Nuk është ende e qartë se sa njerëz me këtë përvojë janë mobilizuar deri në këtë stad të luftës, por mobilizimi i pjesshëm mund ta cojë në një tjetër nivel.

Por cfarë ka ndodhur gjatë orëve të fundit?

Pasi Presidenti rus dha fjalimin e tij për mobilizim të pjesshëm ushtarak, për të mbrojtur njerëzit në Donbas dhe për të çliruar tokat, biletat e fluturimit pa kthim në Rusi nisën me një shpejtësi marramendëse.

Sipas BBC, njoftimi i Putin ka krijuar frikën se disa burra në moshë luftarake nuk do të lejohen të largohen nga Rusia, edhe pse ministri i mbrojtjes i vendit tha se thirrja do të kufizohej vetëm për ata me përvojë në luftë.

Fluturimet direkte nga Moska në Stamboll në Turqi dhe në Armeni – të dyja destinacionet që lejojnë rusët të hyjnë pa vizë – janë shitur për sot. Ndërsa fluturimet më të lira nga kryeqyteti në Dubai kushtonin më shumë se 300,000 rubla (4,360 £; 4,945 dollarë) – rreth 5 herë më shumë se paga mesatare mujore e Rusisë (nisur nga kërkesat e shumta).

Të dhënat e Google Trends treguan një rritje të kërkimeve në Aviasales, e cila është uebsajti më i popullarizuar i Rusisë për blerjen e biletave të udhëtimeve sipas agjencisë së lajmeve Reuters. Pra rusët po përpiqen “t’ja mbathin” me frikën se do t’i kërkohet mobilimi për t’u bërë pjesë e ushtrisë, edhe pse kërkesa e Presidentit deri më tani nuk prek popullsinë e përgjithshme.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Show Biz

Shakira më në fund thyen heshtjen, flet për të gjitha

Shakira ka thyer më në fund heshtjen për ndarjen shumë të përfolur me Gerard Pique që ende po përflitet pas kaq muajsh. Këngëtarja kolumbiane, në një intervistë për revistën Elle, foli për marrëdhënien që mori fund, betejën ligjore për kujdestarinë e fëmijëvë dhe problemet me ligjin në Spanjë. “Dhe nganjëherë ndihem sikur e gjithë kjo është një ëndërr e keqe dhe se do të zgjohem në një moment. Por jo, […]

today21/09/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%