play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Procesi sekret në Vatikan, si zgjidhet Papa i ri

today21/04/2025

Background
share close

Papa i ardhshëm do të zgjidhet nga Kolegji i Kardinalëve, figurat më të larta të Kishës Katolike të zgjedhur nga Papa i ndjerë. Ditët në vijim ata do të mblidhen në Romë për konklavën. Emri vjen nga latinishtja “cum clave”, që do të thotë “me çelës”, duke përshkruar në këtë mënyrë procesin e mbyllur për zgjedhjen e një pape.

Ka më shumë se 220 kardinalë nga 70 vende të botës, por nga këta janë vetëm 120 kardinalë zgjedhës (ata që janë mbi moshën 80 vjeç përjashtohen). Dy të treta e tyre janë zgjedhur nga Papa Françesku gjatë 10 viteve të fundit dhe reflektojnë në shumicë vizionin e tij për një kishë më gjithëpërfshirëse.

Kardinalët betohen për sekret absolut dhe nuk lejohet asnjë kontakt me botën jashtë gjatë procesit të zgjedhjes. Atyre u hiqen celularët, s’ka gazeta, televizion, si dhe nuk lejohen mesazhe apo letra. Kardinalët hanë dhe flenë në një godinë të ndërtuar për këtë qëllim, shtëpinë e Shën Martës, pranë Kapelës Sistine, ku Papa Françesku ka jetuar gjatë këtyre 12 viteve.

Konklava nis me një meshë pas së cilës nisin diskutimet dhe votimet. Votat ndërmerren çdo ditë, në mëngjes dhe pasdite, derisa një kandidat të fitojë shumicën e dy të tretave. Ka pushim për lutje dhe reflektim pas 7 votimeve. Nëse nuk ka rezultat pas 30 votimeve, kandidati mund të zgjidhet me një shumicë të thjeshtë. Konklava më e gjatë papale në historinë moderne ishte në vitin 1922 kur kardinalëve iu deshën pesë ditë për të zgjedhur papën e ri.

Si papë mund të zgjidhet çdo burrë i pagëzuar, por gjithmonë është zgjedhur një kardinal në shërbim. Çdo njërit prej tyre i jepet një fletë votimit me fjalët “eligo in summum pontificem”, – zgjedh Papën suprem. Ata vendosin emrin e zgjedhjes së tyre, palosin fletën dhe e hedhin atë në një kupë të madhe.

Kandidati që ia doli me sukses pyetet nëse e pranon zgjedhjen dhe se çfarë emri zgjedh si Papë. Kardinalët zotohen se do t’i binden papës së ri. Ky i fundit çohet në Dhomën e Lotëve për t’u veshur, tashmë si Papa i ri. Rrobaqepësit e Vatikanit bëjnë pa u bërë zgjedhja e tij tre komplete veshjesh me madhësi të ndryshme.

Dekani i Kardinalëve del në ballkonin kryesor të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe para mijëra besimtarëve katolikë njofton: “Anuntio vobis gaudium magnum: Habemus papam”, – shpall për ju me kënaqësinë më të madhe: Kemi një papë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *