play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Princi Louis i mbyll gojën Kate në jubileun e Mbretëreshës

today06/06/2022

Background
share close

Prince Louis Covers Mum Kate Middleton's Mouth In Jubilee Pageant

Zemrat e të gjithëve u vodhën nga gjestet e Princit Louis, fëmijës së tretë të Princit William dhe Kate Middleton gjatë festimeve për Jubileun Platinum.

Që në ditën e parë ai tërhoqi vëmendjen me pafajësinë e tij fëmijërore dhe grimasat e tij të adhurueshme.

Në ditën e fundit të festimeve për 70 vjetorin e Elizabeth në fron, familja e Princit William, së bashku me pjesën tjetër të familjes mbretërore, ndoqën paradën madhështore në Londrën qendrore. Ndonëse e ëma, Kate Middleton, e kishte bërë që të ulej pranë saj, ndoshta për ta mbikëqyrur, ai nuk pushoi së qeni “djallëzor”.

Në videot e publikuara nga shtypi ndërkombëtar, ai paraqitet duke bërë një fytyrë tallëse me Dukeshën e Kembrixhit, duke vënë në provë durimin e saj, pasi ajo duket mjaft e irrituar, në një foto tjetër Lewis mbyll sytë me pëllëmbët e tij, kërkon të pijë një pije freskuese ndërsa pastaj i lodhur mbështetet në supin e nënës së tij. Madje, në një moment princi çapkën e përqafoi Kate dhe i dha një puthje pasi më herët kishte tentuar t’i mbyllte gojën me pëllëmbët e tij, ndërsa ajo më kot e këshilloi që të ulej me maturi. Në fakt, në një moment, princi i vogël i ka tërhequr flokët një vajze të ulur menjëherë pas saj, duke e detyruar dukeshën e Kembrixhit të ndërhyjë.

 

Skandalet e tij, megjithatë, nuk u kufizuan me kaq. Një ditë më parë, gjaku i vogël blu u gjet në ballkonin e pallatit, pranë monarkut dhe gjyshes së tij 96-vjeçare. Ai nuk ndaloi së foluri me të gjatë gjithë ngjarjes teksa mbylli veshët teksa avionët e RAF fluturonin mbi Buckingham.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *