play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

President Begaj në SHBA, pritet me ceremoni nga komuniteti shqiptar në Filadelfia

today23/05/2025

Background
share close

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, teksa ndodhet në Shtetet e Bashkuara për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s në Dayton, është pritur nga komuniteti shqiptar me bazë në Filadelfia.

Nga kjo pritje, President Begaj u surprizua nga një ceremoni e organizuar prej “Bijtë e Shqipes”, me nxënësit e shkollës “Gjuha Jonë”, lajmëron zyra e shtypit e Presidencës.

“Falë vlerave dhe standardeve demokratike të vendit që ju keni zgjedhur si atdhe të dytë, në këtë vend kampion të demokracisë dhe respektit të të drejtave të njeriut, shqiptarët e besimit ortodoks, katolik dhe mysliman ndërtuan objektet e tyre shqipfolëse të kultit, të cilat u bënë qendra jo vetëm fetare, por edhe kulturore e arsimore”, u shpreh Begaj.

Duke u rikthyer tek organizimi i bërë nga “Bijtë e Shqipes”, President Begaj deklaroi se ky është një mjedis multikulturor që mban gjallë elementet shqiptare.

“Pikërisht në këtë shtet, në këtë mjedis multikulturor, shkolla “Bijtë e Shqipes” ndihmon në parandalimin e asimilimit të plotë të brezave të rinj, duke mbajtur gjallë elementet shqiptare në jetën tuaj të përditshme. Unë jam i ndërgjegjshëm se sfidat tuaja për të mbajtur hapur e funksionuar shkolla shqipe janë të shumta. Ato lidhen me sigurimin e fondeve të mjaftueshme e të domosdoshme, me konkurrencën me sistemin shkollor amerikan, me vështirësitë në sigurimin e mësuesve të kualifikuar dhe materialeve mësimore cilësore në gjuhën shqipe, apo dhe me motivimin e prindërve dhe nxënësve për të vijuar mësimin në mënyrë të rregullt”, u shpreh ai.

Kreu i shtetit u zotua se do bëjë gjithçka në mbështetje të këtij misioni, të cilësuar prej tij fisnik.

Gjatë qëndrimit në Philadelpia, Presidenti i Republikës vizitoi edhe Kishën Ortodokse të Shën Gjergjit, një nga kishat më të hershme ortodokse shqiptare në SHBA, si dhe shtypshkronjën e parë shqiptare, që administrohet nga gratë sipërmarrëse.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *