play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

“Po jetoj një përrallë…”/Rita Ora marrëzisht e dashuruar me regjisorin Taika Waititi!

today21/09/2022

Background
share close

Së fundmi, këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora ka folur për herë të parë për martesën e saj me regjisorin Taiki Waititi pasi u martua në fillim të kësaj vere.

31 vjeçarja shprehet se është “kokë e këmbë” e dashuruar me 47-vjeçarin dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj. Rita ndërkaq tha se ishte e frymëzuar për të gjetur dashurinë e jetës nga lidhja 30-vjeçare e prindërve të saj.

Bukuroshja u shpreh në podcastin e Jaime Winstone’s Greatest Night Ever me këto fjalë

Jam e dashuruar. Unë jam shumë e dashuruar! Unë e dua dashurinë. Unë gjithmonë jam ndjerë sikur e kam dashur gjithmonë përrallën dhe kjo është ajo që jam rritur duke dashur. Prindërit e mi kanë qenë së bashku për më shumë se 30 vjet, kështu që për mua ishte gjithmonë dashuria në plan të parë dhe gjetja e një partneri dhe gjithçka që ka të bëj me të, kështu që jam shumë e lumtur që e gjeta. Unë e bëra atë zgjedhje. Më bëri të lumtur dhe e dua Taika-n. Ai është shumë argëtues dhe i dashur.

Rikujtojmë, se Rita dhe Taika u martuan në një ceremoni intime në Londër në muajin gusht. Në atë kohë, ylli u tha se kishte ndryshuar mbiemrin e saj, nga Ora në Waititi-Ora. Dyshja e njohur filluan të takoheshin në maj të vitit 2021. Waititi ka dy vajza nga martesa e tij e mëparshme me Chelsea Winstanley.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Bota

VIDEO/ Raketat bien si “shi”, rusët bombardojnë me breshëri predhash fshatin e çliruar ukrainas

Qindra raketa ruse që pasi lansohen shpërndajnë copëza të vogla që shpërthejnë në ajër dhe nxjerrin zjarr, janë parë duke rënë mbi një fshat të Ukrainës. Fshati Ozerne i cili u çlirua në rajonin e Donetskut, së fundmi u sulmua nga forcat ruse . Ky sulm ka ardhur menjëherë pasi ai u mor nga forcat e Kievit. Në video shihen qindra predha duke rënë mbi shtëpitë, dhe ndriçonin rrugës teksa […]

today21/09/2022

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%