Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today20/02/2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përfunduar numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve parlamentare, ndërsa rezultatet janë publikuar të plota ditën e sotme.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka siguruar 342,281 vota, ose 40.80%. Në përditësimin e mëparshëm, kur ishin ende shtatë vendvotime për t’u procesuar, LVV kishte 341,672 vota (40.84%). Kjo përfaqëson një rritje prej 609 votash.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka marrë 184,811 vota (22.03%), duke shënuar një rritje prej 312 votash nga përditësimi i 12 shkurtit, kur kishte 184,499 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) tani numëron 147,888 vota (17.63%), një rritje prej 61 votash krahasuar me përditësimin e mëparshëm prej 147,827 votash.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)