play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Shëndetësi

Pastroni organizmin nga bakteret dhe infeksionet me këto bimë që me siguri i keni në shtëpi!

today01/03/2024

Background
share close

Dy organet kryesore që kryejnë funksionin e pastrimit të gjakut nga toksinat janë veshka dhe mëlçia.

Mëlçia largon substancat e dëmshme nga gjaku ndërsa veshkat parandalojnë akumulimin e mbetjeve dhe lëngjeve në trup. Ato filtrojnë papastërtitë dhe ndihmojnë në pastrimin e gjakut. Ndër produktet më të mira që ndihmojnë në pastrimin e gjakut janë padyshim bimët dhe barishtet. Disa nga më të mirat janë, rradhiqet, majdanozi dhe hithrat.

Gjethet e rradhiqes përmbajnë antioksidantë që ndihmojnë në pastrimin dhe largimin e toksinave nga gjaku. Majdanozi është një pastrues i shkëlqyer i gjakut me veti diuretike që ndihmojnë në largimin e e shpejtë të mbetjeve ushqimore nga organizmi. Në mënyrë të veçantë, majdanozi ndihmon në eliminimin e toksinave dhe reudktimin e efekteve helmuese të shkaktuara nga metalet e rënda. Hithrat qendrojnë në majën e piramidës së barishteve që ndihmojnë për pastrimin e gjakut.

Hithrat mund t’i gatuani si sallatë, me vaj ulliri e limon, në byrek, supë apo salca të shijshme që shoqërojmë mishin ose peshkun. Mos anashkaloni pa bërë ndonjë ushqim, çaj, pije apo edhe maska të freskët me hithra. Hithra është e pasur me hekur, kalium, magnez dhe vitaminat A, B, E, D dhe K. Ky kombinim sigurisht që do t’ju japë fuqi dhe do t’iu ndihmojë të luftoni kundër lodhjes pranverore.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *