play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Pas akuzave për bullizëm, dorëhiqet zv.kryeministri britanik Raab!

today21/04/2023

Background
share close

UK Deputy Prime Minister Dominic Raab resigns after bullying probe | The  Star

 

Pas akuzave për bullizëm jep dorëheqjen zëvendëskryeministri britanik e njëherazi ministri i Drejtësisë, Dominic Raab.  Në një letër në të cilën bën të ditur vendimin për të dhënë dorëheqjen nga postet e tij qeveritare, Raab thotë se ndihet “i detyruar të pranojë rezultatin e hetimit”. Eshtë fjala për një raport të brendshëm të porositur nga kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak pikërisht mbi akuzat për sjellje agresive kundrejt disa nëpunësve civilë të stafit e që janë ngritur kundër Raabit.

Ekzistojnë tetë ankesa zyrtare

Ka tetë akuza zyrtare se Raab u soll në mënyrë abuzive ndaj stafit gjatë kohës kur ishte në detyrë si sekretar i Punëve të Jashtme dhe sekretar i BREXIT-it. Nga ana e tij, 49 vjeçari mohon se ka përçmuar e poshtëruar bashkëpunëtorët e pretendon se “gjithmonë është sjellë në një mënyrë profesionale”. Megjithatë, pati siguruar se do të jepte dorëheqjen nëse akuzat për bullizëm konfirmoheshin. Me daljen e rezultatit të raportit të brendshëm të porositur nga Sunak, Dominic Raab vendosi të largohej.

Raab: Unë e mbaj fjalën time

Ja se çfarë shkruan Raab në letrën e tij drejtuar Sunakut:

I nderuar kryeministër, unë po shkruaj për të dhënë dorëheqjen nga qeveria juaj, pasi kam marrë raportin e përgatitur nga hetimi i kryer nga Adam Tolley Kc. Unë kërkova hetimin dhe u angazhova të jap dorëheqjen nëse dokumenti zbulon çdo lloj bullizmi. Mendoj se është e rëndësishme që të mbahet fjala e dhënë.

Ende nuk është marrë asnjë koment për këtë çështje nga kryeministri britanik, Sunak.

Hetimi pranon dy nga tetë akuzat

Më pas, Raab shpjegon:

Ndihem i detyruar të pranoj rezultatin e hetimit, i cili ka hedhur poshtë të gjitha akuzat e ngritura kundër meje, me përjashtim të dy prej tyre. Unë gjithashtu besoj se dy përfundimet negative janë të gabuara dhe përbëjnë një precedent të rrezikshëm për sjelljen e qeverisjes së mirë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *