play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Bota

Pas 400 vitesh shërbim, Danimarka nuk do të dërgojë më letra me postë

today22/12/2025

Background

Kompania daneze e shërbimeve postare do të shpërndajë letrat e fundit më 30 dhjetor, duke i dhënë fund një tradite që ka zgjatur mbi katër shekuj, sipas “The Guardian”. Vendimi i kompanisë “PostNord”, e krijuar në vitin 2009 nga bashkimi i ofruesve të shërbimeve postare suedeze dhe daneze, shënon një kthesë historike për vendin që sot konsiderohet ndër më të digjitalizuarit në botë. PostNord njoftoi se do të shkurtojë 1500 vende pune dhe do të heqë 1500 kuti postare të kuqe, duke u fokusuar vetëm tek shpërndarja e pakove.

Kërkesa për letra ka rënë me mbi 90% gjatë 25 viteve të fundit, ndërsa blerjet online janë rritur ndjeshëm. Kutia postare e kuqe, simbol i postës daneze, është kthyer në një objekt nostalgjie. Vetëm në tre orë, jane shitur 1000 kuti postare të kuqe – me çmime që varionin nga 1500 deri në 2000 korona daneze. Ndërsa 200 kutitë e tjera pritet të dalin në ankand në janar.

Megjithatë, dërgimi i letrave nuk do të zhduket plotësisht. Kompania “Dao” do të marrë përsipër këtë shërbim duke zgjeruar kapacitetin e saj nga 30 milionë letra në vit në 80 milion. Klientët do të duhet t’i dorëzojnë letrat në dyqanet e “Dao” ose të paguajnë ekstra për t’ua mbedhur ato në shtëpi, ndërsa pullat do të blihen online ose përmes aplikacionit.

Ligji danez kërkon që mundësia për të dërguar letra të ekzistojë gjithmonë. Kjo do të thotë se nëse “Dao” ndalon shërbimin, qeveria do të duhet të caktojë një kompani tjetër. Ministria e Transportit ka theksuar se ndryshimi është më shumë “sentimental” sesa praktik, pasi qytetarët do të vazhdojnë të kenë mundësi të dërgojnë e marrin letra.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *