play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Parma dhe Udinese interesohen për Brojën

today01/05/2026

Background

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, pëlqehet nga dy skuadrat e Serisë A, Udinese dhe Parma. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat italiane, të cilat raportojnë se drejtuesit e të dyja ekipeve janë duke ndjekur me vëmendje zhvillimet në skuadrën e Burnley-t, që zotëron kartonin e Brojës dhe që ka rënë zyrtarisht një kategori më poshtë në futbollin anglez.

Parma dhe Udinese kishin shfaqur interes për sulmuesin kuqezi edhe në merkaton e verës që lamë pas, por ekipi anglez u tregua më këmbëngulës duke paguar 23 milionë euro për Brojën, për një kontratë deri në vitin 2030.

Vetë Burnley është gati që ta sakrifikojë sulmuesin shqiptar dhe mund të ulet në bisedime me skuadrat e tjera për merkaton e verës. Një aventurë e re do të ishte e mirëpritur edhe për Brojën, që kërkon një skuadër ku të gjejë vazhdimësi. Seria A mund të ishte një kampionat që do ta bënte komod për të ekzaltuar cilësitë e tij.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *