play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Parlamenti miraton ndryshimet për Kodin Rrugor, patentat do të rinovohen çdo 15 vite

today17/03/2023

Background
share close

Parlamenti miratoi një ditë më parë me 102 vota ndryshimet në Kodin Rrugor që kanë të bëjnë me lehtësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve.

Kështu, patentat do të kenë afat vlefshmërie deri në 15 vjet, nga 10 vite që është aktualisht.

Vlefshmëria çdo 15 vite deri në moshën 70-vjeçare do të jetë për patentat e kategorive AM, A1, A2, A, B1, B dhe BE, çdo 15 vjet deri në moshën 70 vjeç!

Deri tani, kufizimet e afatit kanë qenë pasi mbushje 50 vjeç, por me ndryshimet e reja këto kufizime nisin pas moshës 70-vjeçare.

Një tjetër ndryshim që u miratua është zgjatja në 70 vjeç, nga deri 65 që është, e të drejtës për Leje Drejtimi profesionale (me kufizim: Lejedrejtimet e kategorive C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE, janë të vlefshme për 5 vjet, nëse janë lëshuar apo konfirmuar për persona deri në moshën 70 vjeç; për personat mbi 65 vjeç: lejedrejtimi e kategorive C dhe CE lëshohet për drejtimin e mjeteve, masa e përgjithshme e të cilave, me ngarkesë të plotë, nuk është më shumë se 20 ton – lejedrejtimi e kategorive D1 ose D, apo D1E ose DE lëshohet vetëm për drejtimin e mjeteve shërbim taksi ose transport udhëtarë me mjet deri 8+1!)

Pjesë e paketës së ndryshimeve është gjithashtu zgjatja e të drejtës për ushtrimin e profesionit të Instruktorit të Autoshkollës deri në 70 vjeç, nga 65 vjeç që është!

Qytetarëve që u është anuluar patenta shqiptare për efekt konvertimi jashtë vendit, mund të rimarrin patentën shqiptare pa testim, drejtpërdrejt edhe nëse Leje Drejtimi e huaj ka skaduar, pasi e dorëzojnë atë dhe heqin dorë vullnetarisht prej saj.  /tvklan.al

 

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Previous post

Show Biz

Ja si do të dukeshin VIP-at në gjininë e kundërt

Imagjinoni se si do të dukeshit nëse do të kishit lindur me një gjini tjetër. Për fat të mirë, teknologjia moderne mund të ndihmojë në transformimin e shpejtë të fytyrës tuaj për t’ju treguar një anë tjetër të vetvetes. Sot vendosëm t’ju tregojmë disa rezultate të shkëlqyera të transformimeve gjinore duke përdorur të famshëm me pamje unike. Willem Dafoe Joaquin Phoenix  Adele  Tobey Maguire  Tilda Swinton Mickey Rourke Dwayne Johnson  Lady Gaga Rowan Atkinson Uma […]

today16/03/2023

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *


0%