play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Panik në tregjet globale, bie çmimi i naftës

today07/04/2025

Background
share close

Në sfondin e një lufte tregtare globale, çmimi i arit të zi në tregje vijojnë rënien. Nafta ra sërish me më shumë se 4% pasi përshkallëzimi i tensioneve tregtare midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës po nxit frikën për një recesion që mund të reduktojë kërkesën për naftë të papërpunuar.

Në bursën amerikane nafta ra me 4.03 për qind në 59.49 Dollarë për fuçi, ndërsa në bursën e Londrës nafta ra me 3.9%, duke arritur në 63.04 Dollarë për fuçi.

Nafta ra me 7% të premten pasi Kina vendosi tarifa ndaj mallrave amerikane, duke konfirmuar frikën e investitorëve se një luftë e plotë tregtare globale është duke u zhvilluar. Importeve të naftës, gazit dhe produkteve të rafinuara deri më tani janë përjashtuar nga skema e tarifave të reja gjithëpërfshirëse të Trump, por politikat mund të nxisin inflacionin, të ngadalësojnë rritjen ekonomike dhe të intensifikojnë mosmarrëveshjet tregtare, duke ndikuar në çmimet e naftës.

Kryetari i Rezervës Federale, Jerome Powell ka bërë të ditur se pasojat ekonomike pritet të jenë të rënda. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve vendosën të avancojnë planet për rritjen e prodhimit.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *