play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Rajoni

Osmani cakton datën, kur do të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

today01/04/2025

Background
share close

Presidentja Vjosa Osmani thërret seancën konstituive të Legjislaturës së IX të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 Prill.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pas certifikimit të rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025 dhe në përputhje me autorizimet kushtetuese dhe afatet ligjore, ka thirrur mbledhjen e parë të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës për datën 15 prill 2025”, njoftoi presidenca.

Seanca konstituive përgatitet nga kryetari i legjislaturës së mëparshme, i cili pesë ditë para mbajtjes së seancës duhet të thërrasë në mbledhje kryetarët e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, për të përgatitur një rend dite.

Rendi i ditës duhet të përfshijë formimin e një komisioni të përkohshëm që bën verifikimin e kuorumit dhe mandateve, betimin e deputetëve të rinj, zgjedhjen e kryetarit të kuvendit dhe nënkryetarëve, votimin e raportit të komisionit të lartpërmendur dhe përcaktimin e vendeve të deputetëve në sallë, sipas fuqisë politike.

Seanca konstituive kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë, i ndihmuar nga deputeti më i ri në moshë. Ligjet nuk parashohin që gjatë seancës nuk mund të ketë debat.

Në këtë seancë deputetët bëjnë betimin, ata që mungojnë mund ta bëjnë në seancën pasuese dhe partia e parë, në këtë rast Lëvizja Vetëvendosje, propozon kandidatin për kryetar të Kuvendit. Nënkryetarët, ndërkaq, propozohen nga një nga partitë më të mëdha dhe nga komunitetet joshumicë dhe komuniteti serb. Seanca konstituive, sipas Rregullores së Kuvendit, përfundon me zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, i ka certifikuar rezultatet para disa ditësh.

Bazuar në to, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë mbi 390 mijë vota apo 42.30 për qind dhe do t’i ketë 48 deputetë.

E dyta ka dalë Partia Demokratike e Kosovës, me mbi 190 mijë vota apo 20.95 për qind me 24 deputetë, e pasur nga Lidhja Demokratike e Kosovës me mbi 170 mijë vota, 18.27 për qind e në Kuvendin e Kosovës do të përfaqësohet nga 20 deputetë.

Në vendin e katërt është koalicioni mes Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës Socialdemokrate, i cili ka marrë mbi 66 mijë vota apo 7.06 për qind dhe në parlament do t’i ketë 8 ulëse.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *