Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Orges Shehi është përzgjedhur si trajneri më i mirë i muajit prill në Superiore nga Drejtoria Teknike e FSHF.
Tekniku i Tiranës regjistroi një muaj pozitiv në drejtimin e skuadrës, duke arritur dy fitore të rëndësishme ndaj Egnatias dhe Partizanit, si edhe dy barazime përballë Flamurtarit dhe Dinamo City, pa pësuar asnjë humbje.
Trajneri Shehi u shpreh i kënaqur për këtë vlerësim, duke theksuar se merita kryesore u takon lojtarëve për angazhimin dhe punën e tyre në fushë, që kanë bërë të mundur arritjen e rezultateve pozitive.
“Çdo vlerësim të bën të ndihesh krenar dhe ky çmim është për punën e të gjithë muajit dhe, pavarësisht se e marr unë, i takon djemve që derdhin djersën në fushë dhe kanë bërë maksimumin e tyre që unë të marr këtë çmim individual, por merita është e tyre.
Unë mendoj që ky është një çmim simbolik, nuk është se na jep një motivim më të madh. Nuk është hera e parë që çdo trajner merr, pas një muaji, çmim edhe për shkak të rezultateve, por e rëndësishme është që të vazhdojmë këtë rrugë që kemi nisur, aq më tepër në këtë fazë delikate të sezonit dhe shpresoj të marrim më të mirën”, tha trajneri i Tiranë, Orges Shehi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)