play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Sport

Organi drejtues i futbollit botëror ka nisur procedim disiplinor kundër presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit

today25/08/2023

Background
share close

FIFA nis procedimin disiplinor ndaj presidentit të Federatës Spanjolle

Organi drejtues i futbollit botëror ka nisur procedim disiplinor kundër presidentit të Federatës Spanjolle të Futbollit, Luis Rubiales, për sjelljen e tij në finalen e Kupës së Botës për femra të dielën.

Rubiales puthi në buzë sulmuesen Jenni Hermoso pasi Spanja mundi Anglinë, veprim që u kritikua shumë në Spanjë dhe detyroi atë të kërkojë dhe falje publike.

FIFA ka njoftuar së fundmi se do të shqyrtojë nëse ky veprim përbën shkelje të nenit 13 të kodit disiplinor, në lidhje me sjelljen ofenduese.

“FIFA përsërit angazhimin e saj të palëkundur për respektimin e integritetit të të gjithë individëve dhe dënon fuqishëm çdo sjellje të kundërt”, thuhet në një deklaratë.

Sipas kodit disiplinor, zyrtarët duhet të respektojnë parimet e lojës së ndershme, besnikërisë dhe integritetit.

Rubiales kërkoi falje për puthjen të hënën, por kryeministri spanjoll Pedro Sanchez tha se kjo nuk mjaftonte. Edhe zëvendëskryeministrja e e Spanjës Yolanda Diaz iu bashkua atyre që kërkuan që ai të jepte dorëheqjen.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *