Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kryeministri hungarez, Viktor Orbán, është vënë në qendër të kritikave pasi ndaloi zyrtarisht Paradën e LGBTQ+ në Budapest, duke kërcënuar me pasoja ligjore për pjesëmarrësit, përfshirë e të huajt. Ndërkohë, përkrahësit e komunitetit LGBTQ+ dhe figura ndërkombëtare po mobilizohen për ta sfiduar ndalimin.
Orbán ka paralajmëruar se “të gjithë ata që marrin pjesë në një ngjarje të ndaluar me ligj do të përballen me pasoja”, duke shtuar se “edhe të huajt mund të dënohen deri në një vit burg”.
Kundërshtimi ndaj këtij ndalimi është i fuqishëm, pasi më shumë se 35 mijë persona dhe të paktën 70 eurodeputetë priten të marrin pjesë në paradë, ndërsa mbështetja ndërkombëtare po rritet.
Figura të njohura si ministrja spanjolle e Barazisë, Ana Redondo Garcia, dhe liderja e Partisë Demokratike të Italisë, Elly Schlein, kanë konfirmuar praninë e tyre në Budapest. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, publikoi një mesazh solidariteti në Instagram, ndërsa Komisionerja për Barazi, Hadja Lahbib, pritet të jetë fizikisht e pranishme.
Kryebashkiaku i Budapestit, Gergely Karácsony, ka sfiduar ndalimin e qeverisë duke njoftuar se bashkia do ta organizojë paradën, me qëllim për ta anashkaluar nevojën për miratimin qeveritar.
Por rreziku për përplasje mbetet e lartë. Përveç gjobave deri në 500 euro, aktivistët druhen se ngjarja mund të shoqërohet me dhunë dhe gaz lotsjellës.
Ky tension vjen ndërkohë që Orbán po përballet me presion të madh politik. Lideri i opozitës, Péter Magyar, ka kaluar për herë të parë në sondazhe me një avantazh prej 10 pikësh, pra nga 28% në 38%. Nga ana tjetër, ndërsa mbështetja e të rinjve dhe e zonave rurale për Fidesz ka rënë ndjeshëm.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)