Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Kryeministri Sébastien Lecornu deklaroi se mundësia për zgjedhje të reja parlamentare po zbehet, pasi partitë politike po shfaqin gatishmëri për të miratuar buxhetin para 31 dhjetorit.
Lecornu është ngarkuar nga presidenti Emmanuel Macron me detyrën e zhvillimit të konsultimeve për arritjen e një marrëveshjeje dhe stabilitetin institucional të vendit.
Sipas tij, nuk mungon vullneti nga grupet parlamentare, nga qendra e djathtë te partitë liberale dhe centristë, që Franca të shmangë thellimin e një krize politike.
“Ky vullnet i përbashkët po krijon një frymë bashkëpunimi dhe po na largon nga perspektiva e shpërndarjes së parlamentit. Por kjo nuk mjafton, buxheti duhet të përfshijë parametrat e duhur për t’i dhënë vendit stabilitetin e nevojshëm. Kjo periudhë vështirësish dhe pasigurie po shndërrohet në një moment përgjegjësie”.
Ndërkohë, zhvillimet politike, me dorëheqjen e dy kryeministrave në më pak se një muaj, kanë sjellë pakënaqësi për francezët. Ata janë shprehur të zemëruar dhe të shqetësuar për udhëheqjen e vendit, ndërsa të tjerë kanë shtuar se Emmanuel Macron duhet të japë dorëheqjen.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)