play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

Opinioni publik i ndarë për zgjerimin e BE-së

today12/12/2023

Background
share close

Sipas sondazhit të realizuar gjashtë vendeve të BE-së të publikuar nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR), nuk ka mbështetje të qartë të shumicës për asnjë nga vendet kandidate.

Pikëpamja mbizotëruese në Austri, Gjermani, Francë dhe Danimarkë është se BE-ja nuk duhet të shtojë anëtarë të rinj në të ardhmen e afërt ndërkohë që mbështetje më të gjerë për zgjerimin ka më tepër në Poloni dhe Rumani.

Lufta e Rusisë kundër Ukrainës ka injektuar një ndjenjë urgjence në procesin e zgjerimit i ngadalësuar dhjetë vitet e fundit. Tashmë BE-ja po kërkon që të forcojë fuqinë e saj gjeopolitike duke integruar krahun e saj lindor.

Në vendet e anketuara qytetaret franceze, daneze, austriake, rumune, gjermane dhe polake rreth 37% e të anketuarve mbështesin anëtarësimin e Ukrainës në BE, ndërsa 33% kundërshtojnë.

Të anketuarit ishin mendjehapur ndaj anëtarësimit të Moldavisë, e cila deri më tani ka qenë në një hap me Kievin në kete proces afrimi me Brukselin. Po ashtu përkrahet Mali i Zi, i konsideruar si më i avancuari nga vendet e Ballkanit Perëndimor edhe në përafrimin me politikat ekonomike dhe të jashtme të BE-së.

Shumica e të anketuarve (51%) kundërshtojnë anëtarësimin e Turqisë në BE. Opinioni është i ndarë për shumë vende të Ballkanit Perëndimor ku më shumë se një në tre te pyetur kundërshtojnë anëtarësimin në BE të Kosovës (37%), Serbisë (35%) dhe Shqipërisë (35%). .

Austriakët janë më skeptikët nga të gjithë të anketuarit. Pesëdhjetë e tre përqind e të anketuarve austriakë thonë se kundërshtojnë shtimin e më shumë anëtarëve të rinj në të ardhmen e afërt.

Rreth 72% e austriakëve kundërshtojnë pranimin e Turqisë, ndërsa mbi gjysma kundërshtojnë anëtarësimin e shpejtë në familjen evropiane të Kosovës dhe Ukrainës.

Të anketuarit në Rumani dhe Poloni ishin në përgjithësi shumë më të hapur ndaj anëtarësimit të vendeve të reja, me rezistencën më të lartë në Rumani ndaj Ukrainës ku 29% e kundërshtuan si opsion ndërsa në Poloni 26% e të anketuarve kundërshtuan Turqinë si pjesë të BE-së.

Pesëdhjetë përqind e danezëve mendojnë se Kievi duhet t’i hapet dera ndërsa vetem 28% e të pyeturve në Austri janë pro Ukraines si pjesë e BE-së në të ardhmen e afërt.

Implikimet e mundshme të anëtarësimit të Ukrainës në Bashkimin Evropian shqetësojnë 45% e të anketuarve qe kanë frikë se siguria e BE-së do të minohej nëse Ukraina bëhet anëtare sepse Rusia do të ashpërsonte qëndrimin.

Pothuajse një në katër te pyetur ose (39%) po ashtu kanë frikë se ekonomia e BE do të kishte problem me fondet me Ukrainën si anëtare një shtet me popullsi dhe shtrirje gjeografike të madhe.
Sipas të pyeturve Kievi do të destabilizonte strukturën buxhetore të BE-se dhe kjo do të thoshte se shumë vende anëtare do të kalonin nga përfituesit neto në kontribues neto.

Written by: Sasha Ndreka

Similar posts

Bota

Harris dhe Trump japin argumentet përfundimtare në fushatën zgjedhore

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, e kritikoi ish-presidentin Donald Trump si njeri të paqëndrueshëm dhe të fiksuar pas hakmarrjes, gjatë një tubimi zgjedhor në vendin afër Shtëpisë së Bardhë ku, më 6 janar 2021, Trump iu drejtua mbështetësve të vet para se ata ta sulmonin Kapitolin. Duke folur në Uashington më […]

today30/10/2024

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *