play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

OKB diskuton draft rezolutën për të shpallur 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare në Kujtim të viktimave të Srebrenicës

today23/05/2024

Background
share close

Në Kombet e Bashkuara në New York është diskutuar një draft rezolutë për ta shpallur 11 korrikun si Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë të vitit 1995. Anëtarë të Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqirovic dhe Zhelko Komshic gjatë një fjalimit të tyre u shprehën se gjenocidi në Srebrenicë duhet të dënohet në nivel global, duhet të shprehet mbështetje për viktimat, duhet të parandalohet mohimi i gjenocidit dhe duhet të dënohet glorifikimi i kriminelëve të luftës, për të parandaluar gjenocidet dhe krimet e luftës në të ardhmen. Beqirovic kujtoi se gjenocidi në Srebrenicë u përcaktua nga vendimet e gjykatave të OKB-së, si dhe gjykatave në Bosnjë e Hercegovinë, dhe theksoi se rezoluta e propozuar për gjenocidin në Srebrenicë “nuk është kërcënim për asnjë komb”. “Ka kriminelë individualë. Nuk ka asnjë fjali të vetme për përgjegjësinë kolektive,” tha Beqirovic, duke shtuar se propaganda e rreme se rezoluta është kundër popullit serb duhet të ndalet. Rezoluta sipas tij është e nevojshme edhe për pajtimin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, për mbrojtjen e gjykatave të OKB-së dhe vlerat civilizuese, si dhe për solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.

Ndërsa Komshic, ndër të tjera, tha se qëllimi i rezolutës është të parandalohet mohimi i fakteve të vërtetuara me aktgjykime të gjykatave ndërkombëtare dhe vendore, përkatësisht se në Srebrenicë është kryer gjenocid. Ai theksoi se “ata njerëz u vranë në mënyrë sistematike, për shkak të fesë dhe kombit të tyre”. Nismëtarët e rezolutës për Srebrenicën janë Gjermania dhe Ruanda. Më pas, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe vende të tjera thanë se e mbështesin këtë rezolutë në OKB. Vendet anëtare të OKB-së mund të shprehin mendimin e tyre për rezolutën përfundimtare, për të cilën ende po punohet, në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që pritet të mbahet në fillim të majit.

As populli serb dhe as përgjegjësia kolektive nuk përmenden në projekt-rezolutën. Sakaq, Bashkimi Evropian ka përsëritur thirrjet të premten që të mos mohohet gjenocidi në Srebrenicë. Miratimi i mundshëm i draft-rezolutës në Nju Jork në fillim të majit, ka nxitur shumë reagime në Serbi dhe nga politikanët serbë në vendet e tjera të rajonit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha javën e kaluar se Serbia do të luftojë kundër miratimit të kësaj rezolute në OKB, e cila do t’i fajësonte serbët. Parlamenti i Republikës Sërpska në Bosnjë e Hercegovinë miratoi të enjten një raport, i cili thekson se vrasja e 8.000 myslimanëve në Srebrenicë gjatë luftës së Bosnjës, nuk përbën gjenocid.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *