Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Manchester City po përgatitet për një lëvizje të bujshme në merkato. Citizens kanë piketuar Enzo Fernandez si pasuesin ideal në mesfushë pas largimit të Tijani Reijnders, për t’i hapur rrugë një mini-revolucioni në repartin e mesfushës.
Reijnders ka dhënë dritën jeshile për transferimin te Al-Qadsiah, në një marrëveshje që kap shifrën e 61 milionë eurove, plus bonuse.
City është gati të bëjë një ofertë konkrete prej rreth 120 milionë eurosh për mesfushorin argjentinas.
Një transferim i tillë do të ishte një tjetër goditje e madhe në merkato, ndërsa për Chelsean do të krijonte mundësinë për të rikuperuar një pjesë të konsiderueshme të investimit të bërë për argjentinasin.
City, ndërkohë, duket se ka pritur pikërisht konfirmimin e largimit të Reijnders për të hedhur hapin final.
Tani që mesfushori holandez largohet, rruga për Enzo Fernandez është hapur dhe oferta prej 120 milionë eurosh mund të mbërrijë në Londër shumë shpejt.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)