play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Bota

OBSH: Rrezik epidemish në zonat e tërmetit në Turqi e Siri

today16/02/2023

Background
share close

Operacionet e kërkim shpëtimit në Turqi dhe Siri kanë hyrë këtë të enjte në ditën e 11. Teksa shpresat mbeten të zbehta për gjetjen e të mbijeturave, nën rrënoja vijojnë të zbulohen mrekulli. I tillë është rasti i këtij 13 – vjeçari i cili u nxorr i gjallë nga rrënojat e banesës së tij të shkatërruar në Antakja.

Megjithatë, bilanci i viktimave vazhdon të rritet dhe ka arritur në mbi 42 mijë. Ndër ta, shumica prej më shumë se 36 mijë kanë humbur jetën në Turqi dhe mbi 5800 në Siri.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ngre një tjetër alarm në zonat e shkatërruara. Lëkundjet e fuqishme të javës së kaluar kanë lënë pa ujë dhe kanë nxjerrë jashtë funksionit infrastrukturën e pastrimit të qyteteve. Rrezikohet përhapja e epidemive pasi mbetjet nuk janë mbledhur gjatë këtyre ditëve.

Si të pastrehët që janë strehuar në çarda të përkohëshme ashtu edhe banorët, shtëpitë e të cilëve nuk u dëmtuan nga tërmeti po përballen me vështirësi të mëdha në ruajtjen e higjienës personale për shkak të mungesës së furnizimit me ujë.

Nëpër kampet e mëdha të strehimit të të mbijetuarve, si në Turqi ashtu edhe në Siri, rreziku është shumë i lartë i përhapjes së shpejtë të koronavirusit, gripit apo virozave të tjera.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *