play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Interesante

Nuk ka rëndësi mosha, opsioni i ri i Google Meet ju ‘rikthen’ në shkollë

today04/12/2023

Background
share close

Tashmë Google Meet mund të dallojë nëse ju ngrini dorën dhe aktivizon ikonën virtuale për të njoftuar pjesëmarrësit e videotelefonatës se do të bëni një pyetje. Ky opsion që mundësohet falë inteligjencës artificiale, u lajmërua fillimisht në muajin mars.

Google Meet mund ta dallojë dorën kur është e dukshme në kamera dhe duhet të jetë larg fytyrës dhe trupit tuaj, shpjegon kompania në një postim. Mund të nevojitet që ta mbani dorën lart për disa sekonda sa të aktivizohet opsioni (i cili na kujton pak vitet e shkollës).

Ikona e dorës së ngritur do të shfaqet para jush dhe më pas imazhi juaj do të zhvendoset në hapësirën kryesore që të tjerët të shohin se dëshironi të flisni.

Opsioni është i çaktivizuar por ju mund ta ndryshoni përmes Settings. Për personat që janë duke folur është i çaktivizuar automatkisht në mënyrë që të evitohet dalja e ikonës nëse ata janë duke lëvizur duart gjatë kohës që flasin.

Muajin e shkuar, Google Meet shtoi një modalitet që lejon vendosjen e një filteri i cili njëtrajtëson lëkurën, ndriçon pjesën poshtë syve si dhe i zbardh.

Written by: Sasha Ndreka

Rate it

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *