play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Show Biz

Nuk do ta njihni! Billie Eilish transformohet totalisht për rolin e ri

today11/08/2026

Background
share close

Billie Eilish që shfaqet në fotot e para nga seti i xhirimit të “The Bell Jar” është shumë larg imazhit me të cilin jemi mësuar ta shohim. Këngëtarja po bën debutimin e saj në një rol kryesor në film, ku interpreton Esther Greenwood, dhe transformimi i saj për personazhin ka tërhequr menjëherë vëmendjen.

Për shkak të rolit, Billie ka lënë pas stilin e saj karakteristik dhe estetikën moderne që e ka shoqëruar vitet e fundit, për t’u futur në atmosferën e viteve ’50. Në pamjet e para, ajo shfaqet me flokë kafe në nuanca të kuqërremta, të stiluar në një model klasik, ndërsa grimi është dukshëm më ndryshe nga ai që këngëtarja preferon në jetën e përditshme.

Detaji që bie më shumë në sy është buzëkuqi i kuq, i kombinuar me një grim më të lehtë të syve dhe vetulla të formësuara ndryshe. Edhe veshjet ndjekin estetikën e epokës, me funde, këmisha dhe silueta më femërore që i përshtaten personazhit të Esther.

Transformimi ka qenë aq i madh, sa disa fansa pranuan se e kishin të vështirë ta njihnin Billie-n në fotot e para. Të tjerë kanë vlerësuar punën e ekipit të flokëve dhe grimit, duke theksuar se pamja e re e largon ndjeshëm këngëtaren nga imazhi i saj i zakonshëm.

The Bell Jar” është përshtatja kinematografike e romanit ikonik të Sylvia Plath dhe është me regji nga Sarah Polley, e cila ka shkruar edhe skenarin. Historia ndjek Esther Greenwood, një grua të re që përballet me pritshmëritë shoqërore të kohës dhe përpiqet të gjejë vendin e saj në një botë që duket se e ka përcaktuar tashmë se kush duhet të jetë.

Filmi po xhirohet aktualisht në Toronto dhe ende nuk ka një datë zyrtare publikimi. Megjithatë, pamjet e para kanë mjaftuar për të ndezur kureshtjen: jo vetëm për debutimin e Billie-t si aktore në një rol kryesor, por edhe për ta parë se sa larg do të shkojë transformimi i saj si Esther Greenwood.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *