Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today25/07/2023
Ka shumë teori për përjetësinë dhe pavdekësinë. Megjithatë, këtë herë duket se shkencëtarët kanë gjetur një organizëm të gjallë që nuk vdes kurrë dhe kjo falë një mekanizmi të mahnitshëm që ka. Bëhet fjalë për kandilin e detit, i cili mund të jetojë përgjithmonë. Këto krijesa të vogla duket se kanë ekzistuar që para zhdukjes së dinozaurëve, domethënë për 66 milionë vjet.
Kandil deti i pavdekshëm u zbulua për herë të parë në 1883, por u desh edhe një shekull që cikli i përjetshëm i jetës së tij të zbulohej (rastësisht). Që atëherë, kërkimet laboratorike kanë treguar se kjo specie e veçantë kandili deti mund ta kalojë këtë cikël jetësor, ripërtëritjen, deri në 10 herë brenda dy viteve, duke dëshmuar se është biologjikisht i pavdekshëm.
Pavarësisht hulumtimeve, shkencëtarët nuk kanë qenë ende në gjendje të shpjegojnë saktësisht mekanizmat që e lejojnë atë të jetojë përgjithmonë. Mirëpo, në vitin 2022, një kërkim identifikoi mbi 1000 gjene që lidhen me plakjen dhe riparimin e ADN-së.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)