Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
today16/09/2022
Blake Lively dhe Ryan Reynolds janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt. Aktorja 35-vjeçare u shfaq në tapetin e kuq të Forbes Power Women Summit në Nju Jork me barkun e rrumbullakosur.
Blake shkëlqeu teksa pozoi përpara fotografëve, e veshur me një fustan të shkurtër me valëzime floriri, shall dhe këpucë të larta të bardha.
Ende nuk është bërë e ditur gjinia e bebit, ndërsa yjet janë prindër të tre vajzave. Pavarësisht të qenurit të famshëm, të dy kanë zgjedhur ta mbajnë jetën familjare jashtë syrit të publikut. Çifti rrallë ndan foto të përbashkëta në rrjetet respektive sociale.
Së fundmi, Ryan është shprehur se do të distancohet pak nga aktrimi për të kaluar më shumë kohë me familjen. “Kam aktruar shumë. Gjëja më e rëndësishme për mua dhe ju e dini gjithashtu që kam fëmijë, është se nuk dua ta humbas kohën me ta”.
Reynolds shtoi se ndërkohë do t’i përkushtohet edhe disa projekteve larg kamerës, ndërsa theksoi sërish vendimin e tij se dëshiron të jetojë “jetën si një njeri normal” dhe të qëndrojë me fëmijët e tij me “një orar të zakonshëm”./
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)