play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Aktualitet

Një pikë kthese! Për herë të parë, prodhimi i energjisë së gjelbër tejkalon lëndët djegëse

today07/10/2025

Background
share close

Për herë të parë, panelet diellore dhe mullinjtë e erës në botë kanë gjeneruar më shumë elektricitet se termocentralet duke shënuar një pikë kthese për sistemin e furnizimit me energji.

Një raport nga Ember rezultoi se në gjashtë muajt e parë të 2025, energjia e ripërtëritshme tejkaloi oreksin e botës për elektricitet duke shënuar një rënie të lehtë të përdorimit të qymyrit dhe gazit.

Kina dhe India ishin përgjegjëset kryesore për këtë rritje të energjisë së ripërtëritshme, ndryshe nga SHBA-të dhe Europa që mbështeten më shumë te burimet fosile.

Raporti i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA) thotë se energjia e rinovueshme mund të dyfishohet në fund të kësaj dekade dhe rreth 80% e kapacitetit të energjisë së pastër mund të vijë nga dielli.

Raporti cilëson se Kina do të mbetet tregu më i madh i botës për energjinë e rinovueshme dhe India do të jetë e dyta.

Kina shtoi prodhimin e energjisë së ripërtëritshme më shumë sesa gjithë planeti bashkë duke shënuar rënie me 2% në lëndët djegëse në gjysmën e parë të vitit.

India rriti energjinë e rinovueshme me më shumë se tri herë mbi kërkesën e elektricitetit duke bërë që përdorimi i qymyrit të binte me 3.1% dhe i gazit me 34%.

Në SHBA, kërkesa për energji elektrike tejkaloi sektorin e energjisë së gjelbër duke rritur me 17% prodhimin e qymyrit.

Në Europë pati një rritje të lehtë, por problemet me energjinë hidrike dhe të erës për shkak të motit rezultuan në rritje të prodhimit të gazit dhe qymyrit me 14% dhe 1.1%.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *