Transplanti i veshkave do të rinisë të bëhet në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza brenda këtij viti. Pas ndërprerjes 12 vjeçare, Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, Arben Gjata thotë se vendi ynë ka nënshkruar një marrëveshje me Italinë, e cila do të na suportojë në realizimin e transplaneteve të organeve në sistemin publik.
“Bëhet fjalë për të nis me transplantin e veshkës, besojmë brenda vitit do të nis transplanti në spitalet publike nga mjekët tanë me mbeshtetjen e mjekëve Italian”, tha Gjata.
Pas veshkave, objektiv është realizimi i transplanteve të mëlçisë dhe pankreasit, por kjo do të marr kohë deri në përgatitjen jo vetëm të stafit, por edhe të ndryshimeve ligjore dhe sensibilizimin e popullatës.
Shefi i Shërbimit të Kirurgjisë, kërkon përpilimin e ligjit të veçantë për futjen e Shqipërisë në bankën e transplanteve europiane dhe bindjen e popullatës që të dhuroj për personat që pësojnë vdekje klinike.
Në QSUT janë realizuar 2 transplante renale i pari në 2009 dhe i dyti në 2011. Mungesa e kushteve spitalore solli ndërprejen e tranplanteve deri në vitin 2015 dhe zhvendosjen e tyre në spitalet private. Por të mbeshtetur nga paketa i fondi i sigurimeve shëndetësore, qytetarët mund ta merrnin këtë shërbim falas. Sipas specialistëve në vendin tonë nevojat për transplante të veshkave shkojnë në 30 në vit, dhe organi dhurohet kryesisht nga familjarët.
Post comments (0)