play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Show Biz

Nis numërimi mbrapsht! Katy Perry gati për fluturimin historik drejt hënës

today14/04/2025

Background
share close

Katy Perry është gati për fluturimin e saj historik në hënë.

Këngëtarja 40-vjeçare do të shkojë në hënë bashkë me të fejuarën e Jeff Bezos, Lauren Sanchez, inxhinieren Aisha Bowe, gazetaren Gayle King, producenten Kerianne Flynn dhe aktivisten Amanda Nguyen.

Në një imazh të postuar në rrjetet sociale, vajzat ishin të gjitha të veshura me kostume blu dhe të grrimuara, gati për fluturimin me NS-31 të Blue Origin.

Jo vetëm kaq, por bashkëpunëtorët e Lauren kanë dhënë edhe disa detaje pikante për New York Times. Sanchez ka menduar për gjithçka dhe madje ka telefonuar Kim Kardashian për të marrë të brendshmet e Skims për mikeshat e saj që të shkojnë në hapësirë të veshura me stil.

Katy Perry do të bëhet ylli i parë i popit që shkon në hapësirë.

“Më ka interesuar gjithnjë astrofizika, astronomia, astrologjia dhe yjet. Ne përbëhemi nga pluhur yjesh dhe vijmë prej yjeve”, tha ajo për Associated Press.

Ky do të jetë fluturimi i 31-të me anijen kozmike New Shepard dhe i pari që do të jetë me një ekuipazh vetëm me gra që prej vitit 1963 kur astronautja ruse Valentina Tereshkova shkoi vetëm në hapësirë.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *