Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Pas 28 vitesh udhëtimi në këmbë nëpër botë, aventurieri britanik Karl Bushby ka mbërritur më në fund në shtëpinë e tij në Hull të Anglisë, duke përmbyllur një nga ekspeditat më të pazakonta të kohëve moderne.
Bushby, tashmë 57 vjeç, u nis në këtë aventurë më 1 nëntor të vitit 1998, nga Punta Arenas, në jug të Kilit. Në atë kohë ishte vetëm 29 vjeç dhe kishte vendosur të përshkonte botën në këmbë, me synimin për t’u kthyer në shtëpinë e tij pa përdorur mjete transporti për të avancuar në rrugëtim.
Gjatë këtyre 28 viteve, ai përshkoi rreth 50 mijë kilometra, duke kaluar nëpër katër kontinente dhe rreth 30 shtete. Udhëtimi e përballi me xhungla të rrezikshme, shkretëtira, temperatura ekstreme dhe terrene të mbuluara nga akulli.
Ndër momentet më të vështira të ekspeditës ishte kalimi i ngushticës së Beringut, mes Alaskës dhe Rusisë, përmes akullit. Ai gjithashtu përshkoi me not detin Kaspik dhe Kanalin Anglez, për të shmangur përdorimin e anijeve apo avionëve.
Rrugëtimi, i pagëzuar prej tij si “Ekspedita Goliath”, ishte planifikuar fillimisht të zgjaste rreth 12 vite, por pengesat administrative, problemet me vizat, pandemia dhe vështirësitë e terrenit e zgjatën atë gati tri dekada.
Më 2 nëntor 2026, Bushby mbërriti në qytetin e tij të lindjes, ku u prit nga qindra njerëz dhe më pas përqafoi nënën e tij, Angela, në pragun e shtëpisë familjare.
Pas 28 vitesh larg, aventurieri përfundoi kështu një udhëtim prej 50 mijë kilometrash, që nisi si një sfidë personale dhe u kthye në një histori të jashtëzakonshme këmbënguljeje dhe eksplorimi.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)