play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous play_arrow skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
chevron_left
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

Aktualitet

Nga dhuratat, te mesazhet e forta, çfarë nuk u pa nga vizita e Blinken në Tiranë

today16/02/2024

Background
share close

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetin social Facebook një përmbledhje të momenteve para dhe në prapaskenë të vizitës së djeshme (15 shkurt) të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antoni (Antony) Blinken në Tiranë.

Nga momenti i mbërritjes, te shtrëngimi i duarve mes tyre, vizitën në Kryeministri, takimit dhe konferencës që mbajtën së bashku, shkëmbimi i dhuratave e batutave, kreu i qeverisë shqiptare ka zgjedhur t’i pasqyrojë të gjithë në një video të përmbledhur në rrjetin social.

Sekretari amerikan i Shtetit ka zhvilluar të enjten (15 shkurt) vizitën e tij të parë në Shqipëri, ku ajo që ra në sy, ishte shmangia e takimeve me opozitën shqiptare, duke deklaruar para mediave se mori mjaftueshëm nga takimet e tjera që zhvilloi dje.

Kujtojmë se Blinken u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm, Igli Hasani dhe ish-ambasadorja amerikane, njëherësh kryezëvendësasistente e Sekretarit amerikan për Europën dhe Eurazinë, Yuri Kim.

Më pas, Blinken takoi stafin e familjarë të tyre në Ambasadën amerikane në Tiranë, për të vijuar më pas me takimin e emigrantëve afganë të strehuar në vendin tonë. Sekretari amerikan i Shtetit u prit në Presidencë nga kreu i shtetit Bajram Begaj, më pas u takua me kreun e SPAK Altin Dumani, kyebashkiakun Erion Veliaj e me Kryeministrin Edi Rama.

Me këtë të fundit zhvilloi edhe një konferencë të përbashkët për mediat ku u adresuan mesazhe të rëndësishme për rolin e Shqipërisë në NATO dhe mbështetjen e SHBA-ve të Shqipërisë dhe Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu, në konferencën për mediat Blinken nënvizoi rolin e fortë të Shqipërisë dhe personalisht të kryeministrit Rama në mbështetje të Ukrainës.

Në përfundim të vizitës së tij një-ditore në Shqipëri, Sekretari amerikan i Shtetit u përcoll në aeroport nga Ministri i Jashtëm, për të vijuar me vizitën e tij në Gjermani.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *