Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
E ardhmja e Neymar Jr mbetet një nga temat më të diskutuara në futbollin botëror, por një gjë duket e sigurt, pensionimi nuk është në planet e afërta të yllit brazilian.
34-vjeçari shmangu një përgjigje përfundimtare për të ardhmen e tij gjatë një ankandi bamirësie në Sao Paulo, duke pranuar se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar pasi kontrata e tij me Santos skadon në fund të këtij viti.
Megjithatë, babai dhe agjenti i tij, Neymar da Silva Santos ka qënë shumë më i qartë, teksa beson se 34-vjeçari ka potencialin për të luajtur edhe për disa sezone.
Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Paris Saint-Germain, u rikthye te Santos, klubi ku nisi karrierën e tij, por vitet e fundit janë shoqëruar me shumë probleme fizike.
Dëmtimet e shumta kanë ndikuar në formën dhe vazhdimësinë e tij në fushë, duke ngritur pikëpyetje për të ardhmen.
Përveç problemeve sportive, Neymar është përballur edhe me kritika jashtë fushës.
Paraqitja e tij në një turne pokeri, ndërsa Santos luante një ndeshje të Copa Sudamericana në Venezuelë, shkaktoi reagime të forta nga tifozët dhe mediat braziliane.
Ndeshja e ardhshme mund të jetë vendimtare për karrierën e tij.
Santos do të përballet me skuadrën ekuadoriane Macara në fazën e 1/8-ave të Copa Sudamericana, një sfidë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në vendimin e Neymarit, të qëndrojë në futboll, të largohet nga Santos apo të mbyllë përfundimisht karrierën.
Pas eliminimit të Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ndaj Norvegjisë me rezultatin 1-2, Neymar dha edhe një sinjal për fundin e aventurës së tij me kombëtaren.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)