Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Nevil Dede është përzgjedhur trajneri më i mirë i muajit gusht në Kategorinë Superiore, vlerësim i dhënë nga Drejtoria Teknike e FSHF.
Egnatia e nisi sezonin e ri në mënyrë pozitive, duke regjistruar dy fitore në dy javët e para të kampionatit, ndaj Tiranës dhe Vorës.
Në prononcimin e tij, Dede u shpreh se çdo vlerësim personal është meritë e skuadrës dhe klubit, ndërsa vlerësoi startin pozitiv të Egnatias në kampionat.
Përsa i përket kampionatit, i uroj të gjithë kolegët dhe kundërshtarët tanë në garë një sezon sa më të mbarë. Mendoj që për ne ka filluar mirë, pavarësisht se kemi pasur ngarkesën e ndeshjeve europiane, por në fund fare, edhe me djemtë dhe me rotacionet që kemi bërë, ia kemi dalë. Realisht me vështirësi, sepse edhe ndeshja e fundit tregoi që ky kampionat do të jetë i fortë dhe shumë i luftuar”, tha Dede.
Tekniku i Egnatias u ndal edhe te arritja e objektivit historik, sigurimi i fazës së Ligës në Conference League, duke theksuar rëndësinë e rritjes së vazhdueshme të cilësisë dhe të një mentaliteti të përbashkët për zhvillimin e futbollit shqiptar.
“Shpresoj që cilësia të jetë gjithmonë në rritje. Siç ne bëmë hapa të mëdhenj në Europë për të gjithë objektivat e klubit tonë, por edhe të futbollit shqiptar, shpresoj që edhe klubet e tjera të vazhdojnë me të njëjtin mentalitet, por mbi të gjitha ta kuptojnë që ne po bëjmë hapa të mëdhenj përpara.
Këtë duhet ta tregojmë në fushë dhe, në fund fare, një thirrje për të gjithë tifozët: të mundohemi t’i argëtojmë sa më shumë, që ata të vijnë të na mbështesin në numër sa më të madh. Besoj që ky vit është sfidë e madhe për të mbushur shkallët e stadiumit. Unë kështu e shoh, është mendim personal”, përfundoi Nevil Dede.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)