play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Nations League/ Spanja përballet me Kroacinë, Anglia sfidon Çekinë

today06/10/2026

Background
share close

Pas goditjes së rëndë ndaj Anglisë, Kroacia rikthehet sonte në fushë me misionin për të reaguar, por përballë gjen një Spanjë që po kalon një moment të jashtëzakonshëm.

“La Roja” e Luis de la Fuentes vjen në transfertë e pamposhtur prej 41 ndeshjesh brenda 90 minutave dhe me katër fitore radhazi ndaj kroatëve.

Objektivi është i qartë, një tjetër finale në Ligën e Kombeve.

Nga ana tjetër, në Wembley, Anglia pret Republikën Çeke. “Tre Luanët” vijnë pas fitores spektakolare 7-0 ndaj Kroacisë dhe kërkojnë një tjetër sukses për të mbetur në garën për kreun e grupit.

Thomas Tuchel synon fitoren e tretë radhazi pa pësuar gol, edhe pse statistikat e fundit në Wembley nuk janë në favorin e anglezëve.

Për Republikën Çeke, situata është shumë më delikate. Tri humbje radhazi e kanë lënë pa pikë, ndërsa skuadra nuk ka fituar në gjashtë ndeshjet e fundit dhe ka humbur shtatë sfidat e fundit në Ligën A.

Për çekët, objektivi tashmë është shmangia e rënies direkte dhe sigurimi i një vendi në play-off. Të dyja ndeshjet e mbrëmjes nisin në orën 20:45.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *