Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Botërori 2026 vazhdon mbrëmjen e sotme me ndeshjet vendimtare të Grupit B, ku skuadrat zbresin në fushë në orën 21:00. Në program janë dy përballje që pritet të përcaktojnë fatin e kualifikimit: Zvicër–Kanada dhe Bosnjë –Katar. Situata në grup mbetet e hapur dhe shumë e balancuar. Kanadaja kryeson me 4 pikë dhe një golavarazh shumë të mirë +6, ndërsa Zvicra renditet e dyta, gjithashtu me 4 pikë. Në fund të renditjes, Bosnja dhe Katari kanë nga 1 pikë secila dhe kërkojnë një mrekulli për të kaluar më tej.
Sfida më e fortë e mbrëmjes pritet të jetë ajo mes Zvicrës dhe Kanadasë. Kanadezët vijnë me moral të lartë pas fitores spektakolare 6–0 ndaj Katarit dhe synojnë të mbyllin grupin në vendin e parë. Skuadra e drejtuar nga Jesse Marsch, ka në dorë edhe një barazim për të siguruar kreun e grupit. Në krahun tjetër, Zvicra e udhëhequr nga Granit Xhaka, ka treguar stabilitet dhe eksperiencë, me barazim ndaj Katarit dhe fitore bindëse 4–1 ndaj Bosnjës, duke mbetur ende e pamposhtur.
Gjithçka mbetet e hapur në Grupin B, ku sonte do të përcaktohet fati i skuadrave.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)