Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
Çmimet e naftës bruto kanë rënë në nivelin më të ulët pas vendimit të OPEC+ për të përshpejtuar rritjen e prodhimit për Qershorin.
Në bursën e Londrës nafta ra deri në 4.6% duke arritur në 59.97 Dollarë për fuçi, ndërsa në busën amerikane çmimi i arit të zi ra gati 5% në 56.90 Dollarë për fuçi, të dyja në nivelet e tyre më të ulëta që nga Shkurti 2021.
Ky fleksibilitet do t’i lejojë grupit të vazhdojë të mbështesë stabilitetin e tregut të naftës, ka bërë të ditur OPEC+.
Çmimet e naftës bruto kanë rënë gjatë gjithë vitit që nga mesi i Janarit. Rënia është shkaktuar pjesërisht nga vendimet e Presidentit të SHBA-së Donald Trump, lufta tregtare globale në përshkallëzim dhe tensionet në rritje SHBA-Kinë. Trendi në rënie është intensifikuar edhe më shumë pasi Trump njoftoi tarifa reciproke gjithëpërfshirëse në fillim të Prillit.
“OPEC+ do të rrisë prodhimin dhe çdo rimëkëmbje e çmimeve do të varet nga një përmirësim i kushteve të rritjes – i cili në të ardhmen e afërt është i lidhur tërësisht me politikën tregtare të SHBA-së,” shprehen ekspertët.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)