Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
today12/12/2023
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka pritur në takim Shefen e Operacioneve të Divizionit për Operacione të NATO-s, Ariella Viehe. Përmes një postimi në Facebook, Sveçla theksoi se me Viehen ka biseduar për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë, veçanërisht në veriun e vendit.
“Sulmet e njëpasnjëshme viteve të fundit ndaj institucioneve tona dhe zyrtarëve tanë në veriun e Kosovës si dhe sulmi terrorist i 24 shtatorit ishin çështjet e rëndësishme për të cilat biseduam me znj. Viehe, po ashtu edhe për bashkëpunimin dhe bashkëveprimin e mirë e të vazhdueshëm mes KFOR dhe Policisë së Kosovës”, u shpreh Sveçla.
“Kërcënimet e vazhdueshme të Serbisë dhe ambiciet e saj territoriale për Kosovën vazhdojnë të përbëjnë problem serioz për Kosovën por edhe rajonin”, nënvizoi ai.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)