Listeners:
Top listeners:
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
“Fustani më i bukur që kam parë ndonjëherë,” u shpreh stilistja Leslie Fremar për fustanin e nusërisë së aktores Nicola Peltz e cila u martua me Brooklyn Beckham më 9 prill.
Duke marrë parasysh se Leslie Fremar ka punuar me yje si Demi Moore, Julianne Moore dhe Charlize Theron, deklarata ishte e pabesueshme për Nicola-n. “E thënë nga Leslie, kjo është e pabesueshme,” tha ajo për British Vogue disa ditë para se të thoshte “Po, pranoj”.
Fustani i saj u realizua nga dizajneri i Valentino-s, Pierpaolo Piccioli. Leslie e përshkroi gjithë procesin e krijimit të fustanit të ëndrrave të Nicola-s si përvojën më të mirë të modës – udhëtimet në Romë, skicat, zgjedhja e copës, dantellat etj.
“Thjeshtësia e fustanit ishte madhështore. Nuk na duhej të përdornim shumë detaje, kështu që përfunduam duke eleminuar qëndisjet,” tha ajo për British Vogue. Në vend të qëndisjes, ata shtuan doreza me dantellë të punuar me dorë dhe një vello të gjatë që e dekoron fustanin si “një vepër arti”.
Flokët dhe grimi i Nicola-s u frymëzuan nga vitet ’90. Flokët janë pothuajse të pastiluar, qëndrojnë të kapur lehtë dhe me baluke. Për grimin dhe flokët frymëzimi ishte Claudia Schiffer dhe Brigitte Bardot.
Dhëndri nga ana tjetër veshi një kostum të zi të krijuar nga dizajneri Kim Jones i Dior.
Written by: Sasha Ndreka
Post comments (0)