Listeners:
Top listeners:
play_arrow
LIVE CLUB FM SHQIPËRI
play_arrow
LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË
play_arrow
LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP
play_arrow
LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore
play_arrow
LIVE CLUB BAR
play_arrow
LIVE CLUB BAR BIT
Lionel Messi vazhdon të shkëlqejë në futbollin amerikan. Pas lamtumirës me kombëtaren argjentinase, ylli 39-vjeçar konfirmon edhe një herë rëndësinë e tij te Inter Miami, duke dhënë një asist në fitoren 2-0 ndaj New York City.
Një sukses që i siguron skuadrës nga Florida kualifikimin matematikor në playoff-et e MLS-së.
Goli i dytë erdhi në fund të pjesës së parë dhe mbajti firmën e Messit. Argjentinasi tregoi gjithë vizionin e tij në lojë, duke gjetur me një pasim të saktë, Rodrigo De Paul, i cili vulosi fitoren 2-0.
Inter Miami do të rikthehet në fushë në transfertën ndaj Atlanta United, në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Konferencës Lindore.
Me pesë ndeshje ende për t’u luajtur, skuadra e Messit renditet e dyta me 52 pikë, plot 19 më shumë se New York City, që mban vendin e dhjetë dhe rrezikon të mbetet jashtë fazës vendimtare të kampionatit.
Playoff-et e MLS-së do të zhvillohen nga 18 nëntori deri më 18 dhjetor.
Written by: Sasha Ndreka
Copyright Radio Club FM
Post comments (0)