play_arrow

keyboard_arrow_right

Listeners:

Top listeners:

skip_previous skip_next
00:00 00:00
playlist_play chevron_left
volume_up
  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM SHQIPËRI

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB FM KOSOVË KOSOVË

  • cover play_arrow

    LIVE RADIO SHQIP DËGJO SHQIP

  • cover play_arrow

    LIVE SHQIP POPULLORE Vëtëm Këngë Popullore

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR

  • cover play_arrow

    LIVE CLUB BAR BIT

Sport

Mesazhi i Botërorit për Evropën: Nuk mjaftojnë biletat e shtrenjta, duhen stadiume moderne

today25/06/2026

Background

Botërori në Shtetet e Bashkuara po shërben jo vetëm si një spektakël futbollistik, por edhe si një vitrinë e fuqisë infrastrukturore amerikane, duke vënë në dukje diferencat e mëdha me stadiumet europiane dhe veçanërisht me ato që pritet të presin Euro 2032.

Nga Mercedes-Benz Stadium në Atlanta deri te SoFi Stadium në Los Anxhelos, arenat amerikane ofrojnë standarde të larta komoditeti dhe teknologjie. Tifozët gjejnë pamje të shkëlqyer nga çdo vend në tribunë, ekrane gjigante për përsëritjet, ambiente moderne shërbimi dhe hapësira të mëdha parkimi, elementë që në shumë stadiume europiane mbeten ende një sfidë.

Ndërkohë, shifrat e Botërorit konfirmojnë suksesin e organizimit. FIFA raporton se 36 ndeshjet e para kanë regjistruar një normë mesatare mbushjeje prej 99,54%, me shumicën e stadiumeve të mbushura plot. Të ardhurat totale të kompeticionit parashikohen të arrijnë rreth 11 miliardë dollarë, ndërsa afro 3 miliardë dollarë pritet të vijnë vetëm nga shitja e biletave.

Edhe pse çmimet janë të larta, duke arritur deri në 2.020 dollarë për fazat me eliminim direkt dhe deri në 7.875 dollarë për finalen, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka mbrojtur këtë politikë, duke argumentuar se çmimet më të ulëta do të favorizonin tregun e zi dhe jo futbollin.

Përtej të ardhurave, modeli amerikan po tërheq vëmendjen për mënyrën se si trajton tifozin. Në stadiume ofrohen shërbime të shumta, zona relaksi, ambiente ushqimi të diversifikuara dhe infrastrukturë e menduar për të shmangur radhët dhe mbingarkesën.

Investimet vazhdojnë edhe për të ardhmen. Skuadra e NFL-së, Kansas City Chiefs, ka njoftuar ndërtimin e një stadiumi të ri me vlerë rreth 3,5 miliardë euro, që pritet të jetë gati në vitin 2031.

Teksa SHBA-të po vendosin standarde të reja në infrastrukturën sportive, krahasimi me shumë impiante europiane mbetet i vështirë. Botërori po tregon se suksesi nuk lidhet vetëm me futbollin e luajtur në fushë, por edhe me përvojën që u ofrohet tifozëve jashtë saj.

Written by: Sasha Ndreka

Post comments (0)

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *